Pensionet merren në bankë, ligji ofron zero taksë për shërbimet bazike
2024-05-27 11:23:58

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Jonida Kaçani, nga Departamenti i Mbikqyrjes i Bankës Qëndrore duke folur për RTSH, tha se është koha për të aplikuar për një shërbim bankar të ri , shkruan RTSH. Ajo u ka bërë thirrje pensionistëve, por edhe të interesuarve të tjerë, të paraqiten pranë bankave dhe të kërkojnë të hapin këto llogari me qëllim që të përfitojnë nga shërbimet e parashikuara.

Sipas zyrtares së BSH shërbimi i ri parashikon  transaksione në lekë dhe brenda territorit, me kosto zero ose të të arsyeshme.Nga ky operacion përfitojnë lehtësi jo më pak se 600 mijë pensionistësh që sot paguhet nëpërmjet agjencive.

Llogaria e Shërbimeve Bazike është një mundësi që iu ofrohet më shumë se 13 kategorive që fillon nga pensionistët, studentët dhe shtresat e tjera që nuk kanë pasur mundësi të aksesojnë tregun bankar. Ligji i ri ofron zero taksë për shërbimet bazike bankare.