Qeveria rrit arkëtimet nga skemat e pensioneve në prill
2024-05-27 11:09:38

Foto nga Revista Monitor

Foto nga Revista Monitor

Gjatë muajit prill qeveria arkëtoi në buxhetin e shtetit rreth 7,9 miliardë lekë (77 mln euro) prej rezultatit financiar pozitiv të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, njofton panorama.al.

Ministria e Financave thotë se ky është një rekord historik i të ardhurave buxhetore.  Projeksionet e fundit të Kombeve të Bashkuara që i takojnë vitit 2022 tregojnë se Shqipëria po shkon drejt një tranzicioni të fortë demografik.

Deri në vitin 2070, pjesa e të moshuarve pritet të arrijë në 40 për qind të popullsisë në krahasim me vetëm 17% aktualisht.