Kina refuzon akuzat e G7 për politika dhe praktika 'jo-tregtare'
2024-05-27 20:08:26

foto: VCG

foto: VCG

Ministria e Jashtme kineze refuzoi të pranojë të hënën, akuzën e njëanshme të Grupit G7, për zbatimin e politikave dhe praktikave "jo-tregtare". 

Zëdhënësja e ministrisë, Mao Ning, i bëri komentet në një konferencë shtypi, në përgjigje të një pyetjeje mbi G7-ën, e cila po nxit teorinë e të ashtuquajturin mbikapacitet kinez.

Mao tha se suksesi i ekonomisë së Kinës gjatë 40 viteve të fundit është rezultat i reformës dhe hapjes. Gjithashtu dhe rezultat i kombinimit efektiv të rolit të mekanizmit të tregut dhe qeverisë. 

“Në fakt, praktikat diskriminuese të miratuara nga disa vende perëndimore ndaj vendeve dhe kompanive të veçanta, janë praktika jo të tregut”, tha ajo.

G7 po nxit teorinë e të ashtuquajturit mbikapacitet kinez, në një përpjekje për të vendosur kufizime mbi produktet e reja energjetike të Kinës, tha Mao, duke shtuar se një akt i tillë devijon plotësisht nga faktet dhe rregulloret ekonomike, madje është proteksionizëm në natyrë, duke mos i shërbyer interesave të asnjërës palë.