“Qilim Fest” në Gjirokastër, promovim i vazhdimësisë së traditës dhe shpirtit të artizanëve e zejtarëve
2024-05-27 11:07:20

Foto nga ATSH

Foto nga ATSH

“Qilim Fest” ishte aktiviteti kulturor i radhës i zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës nga bashkia e qytetit, njofton RTSH. Mjeshtrat e tezgjahut dhuruan një emocion të veçantë për mijëra vizitorëve në “Qilim Fest” duke zbuluar gjithë trashëgiminë e zonës .

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha se kjo ngjarje promovon vazhdimësinë e traditës dhe shpirtin e artizanëve e zejtarëve.  Ata i kanë dhënë Gjirokastrës identitetin unik që mbrohet fort nga UNESCO.

Turistët nga e gjithë bota në Qafën e Pazarit në Gjirkoastër,  janë shembulli më domethënës se si trashëgimia kulturore shndërrohet në një motor për zhvillimin e ekonomisë.

"E shkuara jonë është një aset i jashtëzakonshëm për të ndërtuar këtu një të ardhme të sigurt përmes turizmit" shkruan në rrjetet sociale Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro rreth “Qilim Fest” në Gjirokastër.