Grupi terrorist Huthi godet me dy raketa balistike anijet në Detin e Kuq
2024-05-27 16:06:34

Grupi terrorist Houthi (Foto RTSH)

Grupi terrorist Houthi (Foto RTSH)

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka bërë të ditur se Huthi-t e Jemenit të mbështetur nga Irani kanë lëshuar dy raketa balistike kundër anijeve drejt Detit të Kuq, njofton RTSH.

Në një postim në X, CENTCOM thotë se nuk u raportuan të lënduar në sulm. Huthi-t, të cilët kontrollojnë kryeqytetin e Jemenit, Sanaa dhe pjesën më të madhe të bregut të Detit të Kuq të vendit, kanë nisur dhjetëra sulme në zonë që nga nëntori.

Grupi thotë se fushata e tij është në solidaritet me palestinezët në mes të luftës së Gazës që u ndez nga sulmi i grupit palestinez Hamas më 7 tetor, në të cilin rreth 1200 njerëz u vranë në Izrael dhe 252 u morën peng.(Fatosi)