Marrëveshja për pensionet me Italinë, Rama: Përfitojnë 421 mijë shqiptarë, falë dhe Melonit
2024-05-27 11:02:49

Foto nga ATSH

Foto nga ATSH

Kryeministri Edi Rama konfirmoi të dielën se 421 mijë shqiptarë të Italisë do të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë, shkruan RTSH. Në takimin me shqiptarët e Italisë në Milano, Rama u shpreh se kjo u arrit falë angazhimit personal të kryeministres së Italisë Giorgia Meloni.

“Falë angazhimit personal të kryeministres suaj në Itali, Giorgia Meloni, një mike e paepur e Shqipërisë dhe një zëdhënëse shumë e fortë e jona në BE, ne ja dolëm të vendosim më në fund pas një përpjekje të gjatë, por të palodhur, një gur të çmuar dhe të munguar në kurorën e drejtësisë që ju e keni merituar plotësisht me kontributet tuaja për këtë atdhe të dytë tuajin..." tha Rama.(Fatosi)