Prototipi i makinës së parë të blinduar ushtarake shqiptare pritet të prezantohet në Paris
2024-05-26 11:01:42

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi (Foto Atsh)

Në panairin “Eurosatory”, në Paris, pritet të prezantohet prototipi i makinës së parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”, deklaroi ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili vizitoi kompaninë shqiptare të automjeteve, “TIMAK”, e cila po angazhohen me këtë projekt, shkruan “ATSH”.

Ministri Peleshi theksoi se Qendra e Inovacionit i është bashkuar kësaj iniciative të bukur.

“Për të hedhur hapin drejt botës së zhvilluar, së pari duhet të kapërcejmë kompleksin tonë të inferioritetit intelektual. Shqipëria i ka kapacitetet të shpikë, të kërkojë, të gjejë, të krijojë, të patentojë. Mbi 4000 PhD shqiptarë të diasporës janë ofruar për të kontribuuar në Shqipëri, më thanë përfaqësuesit e AADF. I kemi të gjitha. Ka ardhur koha të guxojmë edhe në inovacion”, theksoi ministri Peleshi. (Irma)