INSTAT-i dhe “UN Woman” nënshkruan memorandum mirëkuptimi për statistikat gjinore
2024-05-26 12:38:02

Marreveshja Instat-Un Woman (Foto Atsh)

Instituti shqiptar i Statistikave (INSTAT) dhe organizata “UN Woman” nënshkruan në Tiranë një memorandum mirëkuptimi.

Marrëveshja u nënshkrua nga titullarët e dy institucioneve, drejtoresha e përgjithshme e INSTAT-it, Elsa Dhuli, dhe drejtuesi i Grupit Gjinor të OKB-së në Shqipëri, Michele Ribotta.

Qëllimi i këtij memorandumi është të mundësojë një klimë bashkëpunimi dhe të lehtësojë bashkëveprimin midis palëve në fushat e statistikave gjinore, shkruan “ATSH”.

Bashkëpunimi synon të rrisë koordinimin, prodhimin, analizimin dhe shpërndarjen e statistikave gjinore në Shqipëri. (Irma)