Pakistani përjeton temperatura rekord deri në 50 gradë Celsius
2024-05-26 13:12:49

Pakistani (Foto Atsh)

Mijëra persona u trajtuan në spitalet në të gjithë Pakistanin, pasi temperaturat arritën deri në 50 gradë Celsius, në mes të një vale të nxehti të paparë, shkruan “ATSH”.

Shefja e qeverisë për Ndryshimet Klimaterike, Romina Alam, deklaroi se vapa ka përvëluar vendin e Azisë Jugore për të katërtën ditë dhe ka të ngjarë të zgjasë edhe një javë.

“Temperaturat mund të arrijnë deri në 51 gradë Celsius”,- deklaroi shefi i Meteorologjisë, Sardar Sarfraz.

Autoritetet në provincën jugore Sindh thanë se ambulancat i çuan njerëzit në spitale dhe kampe të përkohshme të ndihmës në të gjitha qytetet e mëdha.

Spitalet në qytetin Dadu kanë trajtuar mijëra njerëz dhe ka ende flukse që paraqiten për të kërkuar ndihmë. (Irma)