80 deputetë konservatorë të Parlamentit britanik dhanë dorëheqjen
2024-05-26 13:08:11

Parlamenti britanik (Foto Atsh)

Gati 80 deputetë konservatorë të Parlamentit britanik dhanë dorëheqjen përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Britaninë e Madhe.

Totali i atyre që nuk kandiduan për rizgjedhje më 4 korrik arriti në 76, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 72 personash, që u dorëzuan përpara fitores dërrmuese të laburistëve të Tony Blair në vitin 1997, shkruan “ATSH”.

Ish-ministrat David Evennett, Greg Clark, John Redwood dhe Craig Mackinlay, të cilët u rikthyen në Dhomën e Komuneve këtë javë, ishin ndër të fundit që konfirmuan se nuk do të qëndrojnë.

Vendimi i kryeministrit Rishi Sunak për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në korrik krijoi befasi, pasi parashikoheshin të zhvilloheshin në vjeshtë.

Lajmi thuhet se shkaktoi shqetësim në mesin e disa deputetëve konservatorë, të cilët kishin frikë se do të humbnin punën e tyre dhe raportet e medieve sugjeruan se ministrat e qeverisë shprehën shqetësimin për vendimin. (Irma)