Kancelari gjerman bën thirrje për thellim të bashkëpunimit ushtarak në Europë
2024-05-25 11:25:40

Kancelari gjerman (Foto Panorama)

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se Europa duhet të ketë bashkëpunim më të ngushtë ushtarak, duke shtuar se ai po ashtu mbështet armët parandaluese bërthamore të Francës, siç ka sugjeruar presidenti Emmanuel Macron.

“Përveç parandalimit bërthamor, ne duam të kemi edhe forca të forta konvencionale, mbrojtje ajrore dhe raketore si dhe aftësi kibernetike, hapësinore me një goditje precize”,- shkroi Scholz në një artikull të publikuar në “The Economist”, citon “Panorama”.

“Europianët munden dhe do të kontribuojnë më shumë për ndarjen e barrës transatlantike brenda NATO-s. Bashkimi Europian nuk do të ketë armët e veta bërthamore”,- tha kancelari gjerman.

Muajin e kaluar, presidenti Macron tha se armët bërthamore të Francës duhet të jenë pjesë e debatit europian për mbrojtje.

Para kësaj, Macron bëri thirrje për mbrojtje më të fuqishme dhe më të integruar europiane, ndërsa paraqiti vizionin e tij të një Bashkimi Europian më të fuqishëm në skenën europiane. (Irma)