Spanja njoftoi për njohjen e shtetit të Palestinës, Izraeli kufizon shërbimet diplomatike
2024-05-25 12:56:40

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Pasi Spanja njoftoi qëndrimin e saj për të njohur Palestinën si një shtet të pavarur, Izraeli ka vendosur kufizime në punën e diplomatëve spanjollë në vend.

“Ambasada spanjolle në Tel Aviv dhe Konsullata e Përgjithshme Spanjolle në Jeruzalemin Lindor do të ndalohen të ofrojnë shërbimet e tyre për palestinezët nga Bregu Perëndimor i pushtuar nga Izraeli”, njoftoi ministri izraelit i Jashtëm, Israel Katz, në një postim në platformën “X”, shkruan “ATSH”.

“Në përgjigje të njohjes së shtetit palestinez nga Spanja, kemi vendosur të shkëpusim lidhjen mes përfaqësimit të Spanjës në Izrael dhe palestinezëve”, tha ai.

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njoftuan të mërkurën se do të njohin shtetin e pavarur palestinez në fund të majit. Izraeli reagoi me indinjatë ndaj këtyre njoftimeve.

Një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez parashikon një shtet të pavarur palestinez që ekziston në mënyrë paqësore krah për krah me Izraelin.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka kundërshtuar zgjidhjen me dy shtete. (Irma)