Ministri Hasani: Shqipëria mbështet rolin dhe punën e OSBE-së në vend
2024-05-25 11:17:04

Ministri i Jashtem Igli Hasani (Foto Atsh)

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një takim ambasadorin Michel Tarran, shefin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Ndërsa i uroi ambasadorit Tarran suksese në detyrën e re, kryediplomati Hasani vlerësoi punën e tij të mëparshme diplomatike në Shqipëri dhe shprehu mbështetjen e vendit për rolin dhe punën e Prezencës së OSBE-së, shkruan “ATSH”.

“Kam besim se OSBE-ja do të vazhdojë të çojë përpara punën e mirë dhe bashkëpunimin për çështjet e Prezencës brenda mandatit dhe ekspertizës së kreut të ri”,- deklaroi ministri Hasani.

Ambasadori Michel Tarran, diplomat francez, mori detyrën si kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri më 14 maj 2024. (Irma)