Izraeli: Pasoja të rënda për vendet që synojnë njohjen e Palestinës
2024-05-25 12:17:16

Lideret izraelite (Foto Atsh)

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite paralajmëroi ambasadorët e Irlandës, Spanjës dhe Norvegjisë se njohja e shtetit të Palestinës nga vendet e tyre do të kishte pasoja të rënda, citon “ATSH”.

“Do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet me këto vende pas vendimit të tyre”,- deklaroi Oren Marmorstein në një deklaratë të botuar në fund të takimit të tij me ambasadorët e tre vendeve europiane.

Ata ishin thërritur për t’u kritikuar për vendimin e vendeve që përfaqësojnë, të nesërmen e shpalljes së vendimit për të njohur shtetin e Palestinës duke filluar nga 28 maji. (Irma)