Ministri Balla: 1635 efektivë do të angazhohen për sigurinë gjatë sezonit turistik
2024-05-25 12:43:29

Ministri Balla per sezonin turistik (Foto Rtsh)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, deklaroi se do të ketë një operacion kombëtar në të gjithë vendin për t’i garantuar qëndrim të sigurt në Shqipëri të gjithë turistëve.

I pranishëm në konferencën “Rrugë të sigurta-Turizëm i sigurt”, ministri Balla theksoi se gjatë sezonit turistik do të angazhohen 1635 efektivë.

Ai theksoi se rrugët do të monitorohen përmes radarëve dhe dronëve, shkruan “RTSH”.

“Në operacionin kombëtar “Safe stay in Albania” do të angazhohen 1635 punonjës të policisë. Shumica janë pjesë e Forcës Kombëtare të Sigurisë Publike që u krijua për të përballuar nevojën që ka sezoni turistik. Gjatë këtij viti presim të kemi gati 4.5 milionë mjete në rrugët kombëtare. Në funksion të monitorimit të akseve rrugore, kemi marrë masa për të përdorur pajisje të teknologjisë më të lartë, radarë, kamera, dronë. Do të përdorim dronët edhe për monitorimin e trafikut në pikat e nxehta për të pasur një informacion të detajuar”,- tha ministri Balla. (Irma)