Ministri Mazniku: Pritet të ketë rritje të konsiderueshme page për punonjësit e bashkive
2024-05-25 11:30:50

Minisri per Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku (Foto Atsh)

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive shqiptare, ku diskutuan mbi disa vendime shumë të rëndësishme që do të marrë qeveria.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ, ministri Mazniku bëri të ditur se do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës për punonjësit, shkruan “ATSH”.

“Diskutuam me kryetarët e bashkive gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ, disa vendime shumë të rëndësishme që do të marrim së shpejti në qeveri. Një nga ato është edhe rritja e konsiderueshme e pagave për punonjësit e aparatit të bashkive”,- deklaroi ministri.

Sipas tij, pagat do të njehsohen, pavarësisht bashkisë, duke mos i diferencuar më ato sipas numrit të banorëve.

Ministri theksoi se bashkitë do të përfitojnë edhe nga marrëveshja me Universitetin e Tiranës, duke mundësuar kryerjen e praktikës së punës së studentëve sipas nevojave të tyre. (Irma)