Suedia i ofron Ukrainës ndihmë tjetër ushtarake
2024-05-24 15:20:30

Foto nga VCG

Kryeministri Ulf Kristersson njoftoi se Suedia do t’i ofrojë Ukrainës një ndihmë ushtarake me vlerë 6.5 miliardë euro (7 miliardë dollarë), të shpërndara në tre vjet.

“Kjo mbështetje do të ndihmojë financimin e donacioneve afatgjata të materialeve shtesë ushtarake dhe blerjen e materialeve të reja për furnizim të drejtpërdrejtë nga sektori i mbrojtjes në Ukrainë”,- tha kryeministri Kristersson, citon “ATSH”.

“Që nga nisja e konfliktit me Rusinë, Suedia ka ofruar 15 raunde ndihmash ushtarake për Ukrainën. Ndihma e re e mbrojtjes do të shpërndahet gjatë viteve 2024-2026”,- tha Kristersson.

Sipas qeverisë suedeze, ndihma totale e premtuar ushtarake dhe civile nga Suedia do të rritet në 100 miliardë krona suedeze (9.3 miliardë dollarë). (Irma)