Sezoni turistik, IKMT nisi aksionin për pastrimin e zonave bregdetare, muzeale dhe të parqeve
2024-05-24 10:17:08

Foto nga ATSH

Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave dhe 12 drejtoritë rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë organizuar një aksion për pastrimin e zonave bregdetare, muzeale dhe parqeve në qytete të ndryshme, shkruan “ATSH”.

Aksioni u shtri në të gjithë vendin dhe kishte edhe nota ndërgjegjësimi për qytetarët, të cilët duhet të kujdesen për mjedisin dhe ruajtjen e biodiversitetit.

IKMT-ja u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mbajnë pastër mjedisin që i rrethon. (Irma)