Presidenti amerikan: Shteti palestinez të krijohet përmes bisedimeve direkte, jo njohjeve të njëanshme
2024-05-24 11:18:26

Foto nga VCG

Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se shteti palestinez duhet të krijohet përmes bisedimeve direkte, përmes negociatave të drejtpërdrejta midis palëve, dhe jo njohjeve të njëanshme, shkruan “RTSH”.

“Presidenti është një mbështetës i fortë i një zgjidhjeje me dy shtete”,- bëri të ditur zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë.

Qëndrimi i SHBA-së vjen pas njoftimin nga Irlanda, Norvegjia dhe Spanj për njohjen e shtetit palestinez.

Të paktën 35.709 palestinezë janë vrarë dhe 79.990 të plagosur në ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi.

Këto shifra nuk janë verifikuar dhe vetëm 25.000 vdekje janë identifikuar në spitale.  (Irma)