Britania e Madhe mban zgjedhjet e përgjithshme më 4 korrik
2024-05-24 11:17:11

Foto nga VCG

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, njoftoi 4 korrikun si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar.

Konservatorët pasojnë laburistët me 20 pikë në sondazhe dhe përballen të bien nga pushteti pas 14 vitesh dominim në qeveri.

Sipas mediave britanike, Sunak është duke luajtur me fatin e tij politik, vetëm nëse përmirësimi i perspektivës ekonomike do t'i jepte atij një shans për të fituar, shkruan “RTSH”.

Më herët, lideri konservator deklaroi se inflacioni ishte rikthyer në normalitet pas shifrave zyrtare që tregojnë se inflacioni u ngadalësua në 2.3% në prill.

Ai ka thënë prej muajsh se zgjedhjet do të mbaheshin në gjysmën e dytë të vitit, por nuk kishte pranuar të caktonte një datë për mbajtjen e tyre. (Irma)