Gjermania dhe Franca bëjnë thirrje nxitje të rritjes ekonomike në BE në 5 vitet e ardhshme
2024-05-24 16:55:00

Ministrat gjermane dhe franceze (Foto Atsh)

Ministrat gjermane dhe franceze (Foto Atsh)

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, dhe homologu i tij francez, Bruno Le Maire, publikuan një projekt-koncept të përbashkët, duke bërë thirrje për reforma në politikën ekonomike të Bashkimit Evropian, shkruan “ATSH”.

Dy ministrat kërkuan të shkurtohet burokracitë dhe të nxitet një rritje më e madhe ekonomike gjatë pesë viteve të ardhshme.

“Kërkimet në inteligjencën artificiale, bioteknologjinë dhe hapësirën ajrore duhet të stimulohen. Sektori i mbrojtjes duhet të forcohej, përmes një bashkëpunimi më të madh ndërkufitar. Mbeten të nevojshme investimet e Bankës Evropiane e Investimeve (EIB)”,- thanë Habeck dhe Le Maire.

Të dy vendet u zotuan të punojnë së bashku për të gjetur një terren të përbashkët për të arritur objektivat e BE-së për klimën dhe energjinë.  (Irma)