Mijëra akademikë izraelitë kërkojnë dhënien fund të sulmeve në Gaza
2024-05-23 17:07:25

Gaza (Foto ATSH)

Gaza (Foto ATSH)

Të paktën 1300 akademikë në Izrael nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku thuhet se e drejta për vetëmbrojtje nuk siguron të drejtën për të vazhduar luftën për një qëllim jorealist ose për mbijetesën politike të liderëve.

Sipas gazetës izraelite “Haaretz”, në deklaratën e akademikëve theksohet se përfitimet e vazhdimit të luftës janë qartësisht të pasigurta, pasi lufta shkaktoi dëme katastrofike për civilët në Gaza, uri dhe shkatërrim të paparë të infrastrukturës, shkruan “ATSH”.

“Sulmet sollën me vete humbje jetësh, përkeqësim të shëndetit mendor të mijëra njerëzve, dëme të mëdha ekonomike dhe shkelje e ligjit në Izrael. E drejta për vetëmbrojtje nuk jep të drejtën për të bërë një luftë për qëllimin apo mbijetesën joreale të udhëheqjes politike”,- thuhet në deklaratë.

Pasi sulmet në Gaza, që nisën më 7 tetor, vazhduan për më shumë se shtatë muaj, disa artistë, akademikë dhe grupe të ndryshme profesionale po bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës. (Elona)