Franca mbështet vendimin e GJND-së për urdhërarrestin ndaj Netanjahut
2024-05-22 10:49:53

Foto nga VCG

Franca shprehu mbështetje për Gjykatën Penale Ndërkombëtare pas njoftimit të vendimit të saj për të kërkuar urdhërarrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, ministrin izraelit të Mbrojtjes dhe udhëheqësit e Hamasit, shkruan “RTSH”.

“Franca mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pavarësinë e saj dhe luftën kundër mosndëshkimit në të gjitha situatat”,- bëri të ditur Ministria e Jashtme franceze.

Autoritetet franceze thanë gjithashtu se kanë paralajmëruar prej muajsh nevojën për respektim të rreptë me ligjet ndërkombëtare humanitare, në veçanti për nivelin e papranueshëm të viktimave civile në Rripin e Gazës dhe mungesën e aksesit humanitar.

Lëvizja e Francës shënon një ndarje të madhe midis pozicionit të saj dhe atij të aleatëve perëndimorë, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Italinë dhe SHBA-në. (Elona)