BE-ja finalizon ligjin historik të inteligjencës artificiale
2024-05-22 12:09:53

Foto nga VCG

Ministrat e BE-së kanë dhënë miratimin e tyre përfundimtar për Aktin e Inteligjencës Artificiale, një ligj i ri që rregullon përdorimin e teknologjisë transformuese në situata me rrezik të lartë, të tilla si zbatimi i ligjit dhe punësimi.

Bashkimi Europian shpreson që duke vendosur rregulla strikte të inteligjencës artificiale relativisht herët në zhvillimin e teknologjisë, ato do të adresojnë rreziqet në kohë dhe do të ndihmojnë në formimin e agjendës ndërkombëtare për rregullimin e inteligjencës artificiale, shkruan “ATSH”.

Sistemet e destinuara për përdorim në situata me rrezik të lartë, të renditura në anekset e ligjit, do të duhet të plotësojnë standarde të ndryshme që përfshijnë transparencën, saktësinë, sigurinë kibernetike dhe cilësinë e të dhënave të trajnimit, ndër të tjera.

Përmbajtja e krijuar nga inteligjenca artificiale, si imazhet, tingulli ose teksti, duhet të shënohet si e tillë për t’u mbrojtur nga falsifikimet mashtruese.(Elona)