Pas Francës, edhe Belgjika mbështet vendimin për urdhërarrestet ndaj zyrtarëve izraelitë dhe të Hamasit
2024-05-22 17:23:15

Gjykata ndërkombëtare (Foto Panorama)

Gjykata ndërkombëtare (Foto Panorama)

Pas Francës edhe Belgjika ka mbështetur vendimin e kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për lëshimin e fletarrestimeve për liderët e Izraelit dhe Hamasit, shkruan “Panorama”.

“Krimet e kryera në Gaza duhet me patjetër që të ndiqen penalisht në nivelet më të larta, pavarësisht se kush i ka kryer ato”,- deklaroi ministrja e Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib.

Kryeprokurori i GJNP-së, Karim Khan, deklaroi të hënën se beson se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe tre liderë të Hamasit, Yehia Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh, janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael, së paku nga 7 tetori 2023.

Si Izraeli, ashtu edhe Hamasi, e kanë dënuar kërkesën e Khanit për urdhërarreste ndaj liderëve të tyre. (Elona)