Izraeli njofton vrasjen e komandantit të raketave të Hezbollahut në Libanin jugor
2024-05-22 17:20:55

Izrael (Foto ATSH)

Izrael (Foto ATSH)

Ushtria izraelite njoftoi se vrau komandantin e njësisë raketore të lëvizjes pro iraniane libaneze Hezbollah, në një sulm ajror në Libanin jugor, pranë qytetit portual Tyre.

Sipas Ushtrisë izraelite, Kassem Siklawi qëndronte pas planifikimit dhe ekzekutimit të sulmeve të shumta me raketa në zonën kufitare izraelite, shkruan “ATSH”.

Hezbollahu konfirmoi vdekjen e tij në një deklaratë, por nuk specifikoi se ku ishte vrarë, si dhe bëri të ditur se gjithsej gjashtë luftëtarë të saj u vranë në Liban dhe gjashtë në Siri.

“Të hënën në mbrëmje, disa raketa u hodhën nga Hezbollahu drejt Izraelit verior, por ato goditën përsëri zonat e pabanuara”,- bëri të ditur Ushtria izraelite. (Elona)