Skulpturat prej rëre tërheqin vëmendjen e turistëve në Durrës
2024-05-21 10:33:25

Foto nga VCG

Aktiviteti “Seaside Sandard” është mbajtur për tre ditë me radhë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës, njofton “ATSH”.

Skulpturat e veçanta prej rëre të krijuara nga artistë të ndryshëm kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe qindra turistëve që po vizitojnë këto ditë qytetin e Durrësit.

Aktiviteti bëri bashkë artistë nga Shqipëria, Kosova, Kina, Italia dhe Armenia. (Fatosi)