Wang Yi: Kina do të punojë me Rusinë për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin rajonal
2024-05-21 11:58:37

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me Rusinë dhe vendet e tjera anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait (SCO) për të mbrojtur së bashku sigurinë rajonale, stabilitetin dhe zhvillimin, si edhe për ta çuar qeverisjen globale drejt një drejtimi më të drejtë e më të arsyeshëm, tha të hënën ministri i jashtëm kinez Wang Yi 

Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK, i bëri komentet gjatë takimit me homologun e tij rus Sergej Lavrov në kuadër të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të SCO, në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana. 

Duke kujtuar vizitën e suksesshme shtetërore të presidentit rus Vladimir Putin në Kinë, Wang tha se Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për t'u fokusuar në 75 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Gjithashtu për të zbatuar një sërë konsensusesh të reja të rëndësishme, të arritura nga dy krerët e shteteve për të shtyrë marrëdhëniet Kinë - Rusi në një nivel të ri.

Lidhur me çështjen e Tajvanit, Wang tha se sido që të ndryshojë situata në lidhje me ishullin Tajvan, nuk do të ndryshojë fakti se Tajvani është pjesë e Kinës, as tendenca historike që Kina përfundimisht dhe në mënyrë të pashmangshme do të ribashkohet.

Ai tha gjithashtu se në rrethanat aktuale, një Organizatë e Bashkëpunimit të Shangait shumë e bashkuar, që paraqet bashkëpunim të favorshëm, jo vetëm që përputhet me interesat e përbashkëta të të gjitha vendeve anëtare, por gjithashtu përputhet me trendin e një bote shumëpolare.

Nga ana e tij, Lavrov tha se Rusia është e gatshme të punojë me Kinën për të ruajtur shkëmbimet në të gjitha nivelet dhe për të nxitur bashkëpunimin në të gjitha fushat. Për çështjen e Tajvanit, Lavrov tha se qëndrimi i Rusisë është shumë i qartë dhe Rusia mbështet Kinën në arritjen e ribashkimit kombëtar. Të dyja palët shkëmbyen mendime edhe për çështje me interes të përbashkët, duke përfshirë situatën në Lindjen e Mesme, krizën e Ukrainës dhe Gadishullin Korean.