Qeveria iraniane: Sigurojmë se me vdekjen e presidentit nuk do të ketë kaos
2024-05-21 10:09:11

Foto nga VCG

Qeveria iraniane ka reaguar pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi, ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe shtatë personave të tjerëve në një aksident me helikopter, njofton “RTSH”.

Në një deklaratë, kabineti i Presidentit e vlerësoi Raisin si një president punëtor dhe të palodhur që i shërbeu popullit të Iranit për të ndihmuar në përparimin e vendit.

“Ai i qëndroi premtimit të tij dhe sakrifikoi jetën e tij për kombin”,- thuhet në deklaratë.

Kabineti siguroi gjithashtu që gjithçka do të jetë nën kontroll dhe se nuk do të ketë kaos pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi.

Kushtetuta iraniane mandaton që zëvendëspresidenti, aktualisht Mohammad Mokhbar, do të marrë postin e presidentit të përkohshëm dhe se zgjedhjet e reja presidenciale do të mbahen brenda 50 ditëve. (Fatosi)