Rreth 12 mijë vizitorë vetëm të shtunën në muzetë e vendit
2024-05-20 11:26:58

Foto nga ATSH

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, muzetë në të gjithë Shqipërinë kanë qenë në dispozicion të turistëve vendas e të huaj, shkruan ATSH.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha se muzetë ofruan gjatë ditës së shtunë programe artistike dhe ekspozita unike.

“Një ditë e jashtëzakonshme plot me aktivitete, nga ekspozitat unike te punëtoritë kreative deri tek mbrëmjet magjike me programe artistike kuruar në bashkëpunim me bashkitë e vendit, rriti vizitueshmërinë e këtyre siteve në rreth 12,000 vizitorë vetëm dje, 3-fish më shumë krahasuar me vizitueshmërinë në ditë normale!”, nënvizon ministri Gonxhnja.

Ai falënderonë të gjithë vizitorët teksa e cilëson Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, një festë të veçantë për dashurinë  ndaj kulturës.(Fatosi)