Megaoperacioni i SPAK godet disa grupe kriminale dhe u sekuestron miliona euro
2024-05-20 11:20:14

Foto nga VCG

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK)  ka nxjerrë 50 urdhërarresti për pjestarë të grupeve kriminale në Shqipëri dhe vende të ndryshme të Europës, njofton panorama.al.

Operacioni i Drejtuar nga SPAK dhe i dakordësuar me Europol më datë 17 maj 2024,  zgjati për rreth 20 orë.  14 urdhër arresti janë egzekutuar në Shqipëri ndërsa 6 janë ekzekutuar në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milionë euro.

Në to përfshihen para cash, sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta, ora të markave të shtrenjta, automjete luksoze, sisteme vrojtimi kamerash, etj.(Fatosi)