Shtegtimi i bagëtive dhe isopolifonia, pasuri të UNESCO-s në Shqipëri
2024-05-20 15:39:59

Pasuritë e UNESCO-s (Foto ATSH)

Pasuritë e UNESCO-s (Foto ATSH)

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar të dielën traditën e shtegtimit të bagëtive ndër kullota, por edhe për isopolifoninë tradicionale, dy pasuri të mbrojtura në Shqipëri nga UNESCO. Duke sjellë një video nga Mali i Çajupit, Gjirokastër, i njohur për shtegtimin e bagëtive dhe isopolifoninë zoti Rama thekson se këto janë vlera të çmuara të kulturës shqiptare.

 

Trans’humanca është një rit antik në Shqipëri dhe lidhet me një lloj lëvizje sezonale të bagëtive midis kullotave fikse verore dhe dimërore. Kjo ndodh në rajonet malore dhe nënkupton lëvizjen ndërmjet kullotave më të larta në verë dhe luginave më të ulëta në dimër.

 

Kjo dukuri në Shqipëri është e mbrojtur nga UNESCO që nga dhjetori 2023, ashtu si Xhubleta, një tjetër pasuri e mbrojtur në vitin 2022.(Fatosi)