Sekretari i jashtëm britanik pritet të vizitojë Shqipërinë
2024-05-20 10:39:18

Foto nga VCG

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron pritet të vizitojë këtë javë Shqipërinë, njofton panorama.al.  Ajo u referohet medieve britanike të kenë zbuluar detaje nga axhenda e Cameron.

“Cameron do të njoftojë një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të kontrabandës së njerëzve”, shkruan "The Sun".

Tabloidi britanik shkruan më tej se “gjatë udhëtimit të tij, Cameron do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar”. “Ai do të shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”, vijon The Sun.(Fatosi)