Xi Jinping-u dërgon mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të presidentit të Iranit
2024-05-20 17:56:44

foto: VCG

Presidenti iranian Ebrahim Raisi /foto: VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të hënën një mesazh ngushëllimi zv.presidentit të parë të Iranit, Mohammad Mokhber, për ndarjen nga jeta të presidentit iranian Ebrahim Raisi, i cili vdiq në një aksident me helikopter. Xi shprehu ngushëllime të thella në emër të qeverisë e popullit kinez, duke i ofruar mbështetje të sinqertë zv.presidentit të parë Mokhber, familjes së presidentit Raisi, si edhe qeverisë e popullit iranian.

Xi vuri në dukje se presidenti Raisi dha kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e sigurisë e të qëndrueshmërisë dhe zhvillimin kombëtar të Iranit që nga marrja e detyrës, duke punuar edhe për forcimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik mes Kinës dhe Iranit. Fatkeqësia e vdekjes së tij është një humbje e madhe për popullin iranian, dhe po ashtu edhe populli kinez ka humbur një mik të mirë. Qeveria dhe populli i Kinës e çmojnë thellësisht miqësinë me Iranin dhe besojnë se, me përpjekje të përbashkëta, marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve do të vazhdojnë të thellohen dhe të zhvillohen. (Li Huailiang/Artan)