Të rinjtë, rol të rëndësishëm në turizëm, si promovues dhe si forca punëtore
2024-05-20 15:44:27

Ministrja Muzhaqi (Foto ATSH)

Ministrja Muzhaqi (Foto ATSH)

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Sfidat e Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm” CONFTOUR 2024, të mbajtur në Shkodër, njofton ATSH.

 

Muzhaqi u shpreh se, vitin e fundit, Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës. “Kemi përjetuar një bum prej 10 milionë turistësh të mahnitur nga bukuritë natyrore, mikpritja dhe kulinaria e vendit tonë”, tha ajo.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Muzhaqi u bëri thirrje të rinjve të luajnë një rol të rëndësishëm në turizëm, si promovues dhe si forca punëtore që drejton industrinë e turizmit, hotelerisë dhe mikpritjes.

 

“Po punojmë për të përshtatur arsimin profesional dhe të lartë  për të përgatitur brezin e ri për ti bërë ballë sfidave të turizmit të qëndrueshëm” tha ajo.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Ndërgjegjësimi i tyre mjedisor dhe qasjet inovative shtyjnë industrinë e turizmit drejt praktikave dhe  rezultateve më të qëndrueshme” tha Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.(Fatosi)