Presidenti dhe ministri i Jashtëm i Iranit humbin jetën nga rrëzimi i helikopterit
2024-05-20 20:16:32

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi, ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe disa persona të tjerë humbën jetën pasi helikopteri i tyre u rrëzua të dielën në një terren malor në provincën e Azerbajxhanit Lindor të Iranit në një mot me mjegull, njoftuan të hënën zyrtarë dhe media shtetërore të Iranit.

foto: VCG

foto: VCG

Gjithsej nëntë veta ndodheshin në helikopterin "Bell 212", duke përfshirë guvernatorin e Azerbajxhanit Lindor Malek Rahmati, përfaqësuesin e liderit suprem iranian në Azerbajxhanin Lindor dhe imamin e qytetit Tabriz, Mohammad Ali Ale-Hashem, si edhe anëtarë të ekuipazhit të helikopterit e të grupit të sigurisë.

Mbetjet e djegura të helikopterit u zbuluan të hënën në mëngjes, pas një kërkimi që zgjati gjatë gjithë natës në kushtet e një stuhie bore. (Li Huailiang/Artan)