Mynih – 60 fluturime të anuluara pas protestës së aktivistëve të klimës në aeroport
2024-05-20 15:57:27

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në aeroportin e Mynihut të shtunën u anuluan 60 fluturime pas një  proteste të aktivistëve të klimës që mbyllën aeroportin për gati dy orë më herët gjatë ditës.

 

“Të gjithë pasagjerët janë rezervuar në avionë të tjerë”, tha zëdhënësi i aeroportit Robert Wilhelm, duke shtuar se të shtunën ishin planifikuar 1000 nisje dhe ulje.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Të gjithë 140 000 pasagjerët do të arrinin në destinacionet e tyre, megjithëse një pjesë e madhe do të vonohej”, tha Wilhelm.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Policia tha se 14 aeroplanë që ishin planifikuar të uleshin në Mynih, ishin devijuar në aeroporte të tjera. Terminalet në Mynih ishin të tejmbushura, pasi ishte një fundjavë pushimi. Radhë të gjata ishin krijuar veçanërisht në sportelet e rirezervimit. Trafiku ajror u ndal pasi aktivistët e klimës nga grupi “Last Generation” kishin hyrë në ambientet e aeroportit  rreth orës 5 të mëngjesit. (Fatosi)