Kina nis hetimin anti-dumping ndaj kimikateve nga BE, SHBA, rajoni i Tajvanit, Japonia
2024-05-20 16:05:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina filloi të dielën një hetim anti-dumping për kimikatet e importuara nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, rajoni i Tajvanit të Kinës dhe Japonia, njofton Xinhua.

 

Ministria e Tregtisë (MOC) tha në një deklaratë se e mori vendimin në përputhje me rregulloren anti-dumping të vendit pas shqyrtimit të materialeve të ofruara nga gjashtë kompani kineze që aplikuan për hetim në emër të industrisë vendase muajin e kaluar. Sonda anti-dumping do të shikojë kopolimerin poliformaldehid, ose shkurt të quajtur kopolimer POM, i importuar nga këto vende dhe rajone nga 1 janari 2023 deri më 31 dhjetor 2023.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai do të hetojë gjithashtu çdo dëm të shkaktuar në industrinë kineze të kopolimerëve POM nga 1 janari 2021 deri më 31 dhjetor 2023. KOM u bëri thirrje palëve të interesuara që të regjistrohen në ministri brenda 20 ditëve që nga e diela për pjesëmarrje në hetim.

 

Hetimi pritet të përfundojë para datës 19 maj 2025, por mund të zgjatet edhe për gjysmë viti në rrethana të veçanta. Kopolimeri POM përdoret në një gamë të gjerë industrish, duke përfshirë pjesët e automjeteve, pajisjet elektronike, pajisjet mjekësore dhe materialet e ndërtimit.(Fatosi)