Turi i 81-të çiklismit në Shqipëri
2024-05-20 16:00:01

Turi çiklistik (Foto ATSH)

Turi çiklistik (Foto ATSH)

Të hënën në Shqipëri nis turi i 81 çiklistik i vendit.  Turi zhvillohet në 4 etapa, me një gjatësi prej 723 km.  Aktiviteti çiklistik nis mesditën e të hënës nga Tirana dhe përfundon në Korçë.

Etapa e fundit do të jetë Vlorë - Fier.  Rrethi çiklistik i Shqipërisë është kampionati çiklistik më i vjetër në Shqipëri.

Për herë të parë filloj në vitin 1925, ndërsa nga viti 1946 mbahet deri më sot vetëm me një ndërprerje në vitin 1992. Në vitin 1948 u zhvilluan dy ture.

Më së shumti ai është fituar nga çiklisti Bilal Agalliu, gjithsej 11 herë. (Fatosi)