Bankat lehtësuan kriteret për kreditë konsumatore
2024-05-20 15:41:43

Bankat lehtësuan kreditë (Foto ATSH)

Bankat lehtësuan kreditë (Foto ATSH)

Bankat lehtësuan kriteret për kreditë konsumatore gjatë 3-mujorit të parë 2024, bëri  të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat kanë tërhequr individët për të aplikuar për kredi konsumatore përmes reduktimit të komisioneve, aplikimit të marzheve më të ulëta dhe shtimit të madhësisë së huasë, veçon ATSH.

 

Gjithashtu, si faktorë që ndikuan në lehtësimin e kushteve e termave të kreditimit për individët ishin shtimi i konkurrencës në sistemin bankar, toleranca më e lartë e bankave kundrejt marrjes përsipër të riskut apo zgjatja e maturitetit të kredisë vetëm në kreditë e miratuara me qëllim financimin e konsumit. Gjithashtu raporti i huave të dhëna ndaj totalit të aplikimeve për kredi ishte më i lartë, i nxitur prej perceptimit të bankave mbi aftësinë paguese të individëve dhe historikut të tyre të kreditit.(Fatosi)