Xi Jinping i dërgon mesazh urimi Presidentit të Republikës Demokratike të Timorit Lindor
2024-05-20 15:15:40

Foto nga VCG

Të hënën, Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Republikës Demokratike të Timorit Lindor, Jose Manuel Ramos-Horta, për ta uruar për 22 vjetorin e themelimit të Republikës Demokratike të Timorit Lindor.

Xi Jinping vuri në dukje se që nga themelimi, Timori Lindor ka ruajtur zhvillim të qëndrueshëm, ka bërë arritje të rëndësishme në ndërtimin brenda vendit dhe ka marrë pjesë aktivisht në çështjet ndërkombëtare dhe rajonale. 

Kina dhe Timori Lindor kanë një miqësi të thellë tradicionale. Bashkëpunimi mes dy vendeve ka arritur rezultate të rëndësishme. Sidomos vitin e kaluar, të dy vendet krijuan marrëdhëniet e  partneritetit strategjik gjithëpërfshirës, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe.  

I kushtoj shumë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Timor Lindor. Jam i gatshëm të punoj me zotin President për të nxitur bashkëpunimin gjithëpërfshirës strategjik mes dy vendeve në fazën e re, si edhe për të sjellë sa më shumë përfitime për të dy popujt. (Çang Çuo)