Pas atentatit, kryeministri i Sllovakisë del nga gjendja e rrezikut për jetën
2024-05-20 14:33:57

Foto nga VCG

Jeta e kryeministrit sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik, pas atentatit me të cilin është përballur ditë më parë, ka thënë zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Robert Kalinak të dielën, njofton panorama.al

“Ai nuk është më në rrezik për jetë, por gjendja e tj vazhdon të jetë serioze dhe duhet të jetë në kujdes intensiv”, ka thënë Kalinak, aleati më i ngushtë politik i Ficos.

Personi i akuzuar për tentim-vrasje të kryeministrit ka dalë të shtunën para gjykatës. I akuzuari, i identifikuar nga mediat sllovake si Juraj Cintula, 71-vjeçar, e ka qëlluar me armë Ficon, pas një takimi qeveritar të mërkurën.

Fico është dërguar në spital me helikopter dhe i është nënshtruar një operimi për pesë orë. Fico është në pushtet prej kur partia e tij popullsite e qendrës, Smer, i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtën e vitit të kaluar.(Fatosi)