BE: Rregulla më të ashpra për eksportet e mbetjeve drejt vendeve jo anëtare
2024-05-20 16:18:37

BE rregulla për eksportet e mbetjeve (Foto ATSH)

BE rregulla për eksportet e mbetjeve (Foto ATSH)

Rregulla më të rrepta për eksportet e mbetjeve nga Bashkimi Evropian drejt vendeve jo anëtare të BE-së do të hyjnë në fuqi të hënën, njofton ATSH.

 

‘’Qëllimi është të sigurohet që BE-ja të marrë më shumë përgjegjësi për mbeturinat e saj’’, ka njoftuar Komisioni Evropian.

 

Që nga viti 2004, eksportet e mbetjeve nga BE-ja drejt vendeve jo anëtare të BE-së janë rritur me 72%. Vitin e kaluar shifra ishte 35 milionë tonë. Nga maji 2027, mbetjet do të eksportohen në vendet jashtë Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) vetëm nëse vendi i destinacionit pranon në mënyrë eksplicite dhe mund të tregojë se mbetjet janë trajtuar në mënyrë të qëndrueshme.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 

Duke filluar nga nëntori i vitit 2026, do të ndalohet edhe eksporti i mbetjeve plastike në vendet jashtë OECD për dy vjet e gjysmë. Shumica e vendeve të BE-së i përkasin 38 anëtarëve të OECD, i cili përfshin gjithashtu Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe Meksikën.

 

Rregullorja e re synon gjithashtu të ndihmojë në luftimin e tregtisë së paligjshme të mbetjeve. Sipas Komisionit, rregullat plotësojnë direktivën e re për krimin mjedisor, e cila gjithashtu hyri në fuqi të hënën.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kjo përfshin një listë të krimeve më të rënda kundër rregulloreve mjedisore dhe kërkon që shtetet anëtare të sigurojnë që këto krime të konsiderohen si vepra penale sipas legjislacionit të tyre kombëtar.(Fatosi)