46 vende europiane miratojnë traktatin e inteligjencës artificiale
2024-05-19 15:16:02

Traktati per inteligjencen artificiale (Foto Atsh)

Traktati per inteligjencen artificiale (Foto Atsh)

Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve të Këshillit të Evropës ranë dakord për një traktat mbi përdorimin e inteligjencës artificiale.

“Me këtë traktat të ri ne synojmë të sigurojmë përdorim të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale që respekton të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë”,- deklaroi në një deklaratë për shtyp sekretarja e përgjithshme e KiE-së, Marija Pejçinoviç, përcjell “ATSH”.

Konventa Kuadër e Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale është traktati i parë ndërkombëtar i detyrueshëm për teknologjinë. Edhe pse është hartuar nën kujdesin e Këshillit të Evropës, vendet e tjera mund ta nënshkruajnë atë.

Ndër të tjera, nënshkruesit bien dakord të krijojnë dispozita në ligjet e tyre kombëtare që sigurojnë transparencë, mbikëqyrje dhe llogaridhënie adekuate në përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale.

Ata janë gjithashtu të përkushtuar të sigurojnë që sistemet e inteligjencës artificiale mos të diskriminojnë ose shkelin në mënyrë të padrejtë privatësinë e njerëzve. (Irma)