Ministrja Koçiu: Qindra mjekë e infermierë kanë aplikuar për shërbim në qendrat shëndetësore verore
2024-05-19 16:16:07

Mjeket (Foto Atsh)

Mjeket (Foto Atsh)

Ministrja Albana Koçiu, në një postim në rrjetet sociale, përcjellë nga “ATSH”, deklaroi se deri tani thirrjes së MSHMS-së për aplikime për personel shëndetësor i janë përgjigjur rreth 300 mjekë dhe infermierë.

Nga 1 qershori deri në 30 shtator turistëve vendas e të huaj në të gjithë vendin do t’u ofrohet shërbim në 34 qendra shëndetësore verore.

Nga Thethi në Ksamil, qendrat shëndetësore verore do të ofrojnë shërbime me standarde e profesionalizëm për pushuesit. Janë 200 pozicione pune për personel mjekësor dhe staf mbështetës. (Irma)