Zelensky takon kryediplomatin amerikan, i kërkon raketa “Patriot” për mbrojtjen
2024-05-18 18:27:00

Zelensky-Blinken (Foto Atsh)

Zelensky-Blinken (Foto Atsh)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një takim në Kiev me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, të cilit i kërkoi sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot” për mbrojtjen, sidomos në qytetin e Kharkivit, i cili kërcënohet rregullisht nga sulmet ruse.

“Dy sisteme të tilla nevojiten për të mbrojtur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës dhe zonën përreth, e cila kufizohet me Rusinë. Ndihma amerikane ishte thelbësore dhe mbrojtja ajrore ishte deficiti më i madh”,- theksoi presidenti Zelensky, shkruan “ATSH”.

Sipas mediave ukrainase, Blinken i premtoi Ukrainës ndihmë me armë që mund të ndryshonte situatën gjatë konfliktit me Rusinë.

Vizita, e cila nuk u njoftua për arsye sigurie, është e katërta e kryediplomatit amerikan që nga nisja e konfliktit në shkurt 2022. (Elona)