Xi thekson përmirësimin e sistemeve moderne turistike dhe ndërtimin e fuqishëm të turizmit
2024-05-18 11:25:27

Parku i Pallatit të Verës në Pekin më 15 maj 2024/ foto nga CFP

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi përpjekjet për përmirësimin e sistemeve moderne turistike, si edhe përshpejtimin e ndërtimit të Kinës në një vend të fuqishëm turistik.

Xi i tha këto në një udhëzim pune, lidhur me sektorin e turizmit.

Në udhëzimin e tij, Xi tha se Kina ka kultivuar tregun vendas turistik më të madh në botë. Gjithashtu është bërë burimi më i madh i turistëve ndërkombëtarë, si dhe destinacioni më i parapëlqyer.

Sektori kinez i turizmit ka pasur rritje të mëtejshme. Është bërë një industri e re, shtyllë strategjike, e cila rrit mirëqenien dhe ndjenjën e lumturisë të njerëzve, tha Xi, duke theksuar se Kina ka hapur me sukses, një rrugë të zhvillimit të turizmit me karakteristika të veçanta.

Xi tha se zhvillimi i turizmit ndodhet përpara mundësive të reja, por edhe sfidave në udhëtimin e ri në epokën e re.

Xi bëri thirrje për praktikimin e një taktike të gjithanshme në trajtimin e raporteve midis qeverisë e tregut, ofertës e kërkesës, mbrojtjes e zhvillimit, tregut vendas e atij ndërkombëtar, si dhe zhvillimit e sigurisë.

Ai theksoi rëndësinë e sektorit të turizmit, për nxitjen e mëtejshme të zhvillimit ekonomik, për paraqitjen e imazhit të Kinës dhe për forcimin e shkëmbimeve midis qytetërimeve.

Të gjitha rajonet dhe departamentet duhet të nxisin zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë së turizmit me veprime konkrete. Gjithashtu duhet të sigurojnë rritjen e saj të qëndrueshme dhe të vazhdueshme, tha Xi.  (Wang Lei/ Elona)