Kryeministri grek: Europa duhet të krijojë një sistem të përbashkët të mbrojtjes ajrore
2024-05-18 16:57:50

Kryeministri grek (Foto Atsh)

Kryeministri grek (Foto Atsh)

Greqia ka propozuar krijimin e një sistemi pan-europian të mbrojtjes ajrore, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një intervistë televizive.

Mitsotakis tha se ai tashmë ua kishte paraqitur propozimin kolegëve të tij në BE, citon “ATSH”.

“Kam propozuar një sistem europian të mbrojtjes ajrore që mbron të gjitha vendet europiane kundër çdo kërcënimi. Ai do të funksionojë në një mënyrë të ngjashme me sistemin e mbrojtjes raketore izraelite “Iron Dome”,- tha Mitsotakis.

Kryeministri grek gjithashtu sugjeroi që instrumentet financiare të BE-së të përdoren për të financuar projektet e mbrojtjes ajrore. (Irma)