Ministri izraelit sulmon Netanyahun për të ardhmen e Gazës
2024-05-18 17:23:57

foto nga CFP

foto nga CFP

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka shprehur zhgënjimin e hapur për dështimin e qeverisë për të adresuar çështjen e një plani të pasluftës për Gazën.

Në një shenjë të rrallë publike të ndarjeve mbi drejtimin e fushatës ushtarake brenda kabinetit të luftës të Izraelit, Gallant i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu të deklarojë publikisht se Izraeli nuk ka plane për të marrë përsipër sundimin civil dhe ushtarak në Gaza, shkruan “RTSH”.

“Që nga tetori, e kam ngritur këtë çështje vazhdimisht në kabinet. Por nuk kam marrë asnjë përgjigje”,- tha ai, duke theksuar se struktura e mbrojtjes, që ai kryeson, kishte paraqitur një plan lufte në kabinet që në natën kur filloi pushtimi tokësor i Izraelit në Gaza tetorin e kaluar.

Ai tha se planet përfshinin propozime për të krijuar një alternativë lokale qeverisëse palestineze joarmiqësore.

Një ditë pas Hamasit, tha ai, do të arrihet vetëm nga entitetet palestineze që të marrin kontrollin e Gazës, të shoqëruar nga aktorë ndërkombëtarë. Ai tha se këto propozime nuk janë debatuar asnjëherë dhe as nuk është paraqitur ndonjë alternativë.

Gallant tha se dështimi për të përcaktuar një plan po e çonte Izraelin drejt një kursi të rrezikshëm që përfshin sundimin ushtarak dhe civil izraelit mbi Gazën.

Ai e përshkroi këtë perspektivë si një opsion negativ dhe të rrezikshëm për shtetin e Izraelit nga pikëpamja strategjike, ushtarake dhe e sigurisë. (Irma)