Presidenti egjiptian kërkon që t’i jepet fund luftës në Gaza
2024-05-18 17:27:33

foto nga CFP

Gaza /foto nga CFP

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah Al Sisi, kërkoi që t’i jepet fund menjëherë luftës së egër kundër palestinezëve, të cilët, sipas tij, meritojnë të rifitojnë të drejtat e tyre legjitime në krijimin e shtetit të tyre të pavarur, përgjatë kufijve të 4 qershorit 1967, me kryeqytet Jeruzalemin Lindor, shkruan “ATSH”.

Deklarata e tij erdhi gjatë një samiti arab në Bahrein, duke iu drejtuar komunitetit ndërkombëtar.

“Të gjithë brezat e ardhshëm të palestinezëve dhe izraelitëve meritojnë të jetojnë në një rajon ku lulëzon drejtësia, mbizotëron paqja dhe mbretëron siguria. Ata kanë të drejtë të jetojnë në një rajon ku shpresat e së ardhmes